05 Sep 2010 |HOME |ENG |BCSM |ALB |MK |
FORUM
Dhuna e armatosur dhe armėt e lehta

Vlerësohen se të paktën sot në botë qarkullojnë 639 milion armë të vogla dhe të lehta (ALV). Në shumë vënde të botës, sidomos në shoqëritë në tranzicion e zhvillim, lehtësia për ti pasur dhe përdorimi i gjërë shoqërohet me vuajtje e pasiguri të madhe. Çdo vit prodhohen më shumë se 8 milion armë të lehta dhe të vogla e rreth 16 milion municione. Një studim i bërë nga Armët e Lehta tregoi se 60% e sasisë prej 639 milion të ALV-it është në duart e civilëve. Çdo vit, rreth 300,000 njerëz vriten ose dëmtohen nga armët. Të dhënat në dispozicion tregojnë se shkalla më e lartë e vdekshmërisë nga armët është në Amerikën Latine dhe Karaibe (15,5 vdekje për 100,000 banorë) e ndjekur nga Afrika me (5,9) dhe Amerika e Veriut (3,5).  

Numurit gjithnjë të lartë të dëmtimeve dhe vdekjeve, të cilat do të ishin shumë më të ulta nëse armët nuk do të ishin kaq lehtë për ti siguruar, i shtohet edhe fakti që dhuna nga armët ka një kosto shumë të lartë në nivel shoqëror, njerëzor dhe ekonomik. Sektorët e sigurisë, drejtësisë dhe sigurisë janë veçanërisht të ekspozuara ndaj deficiteve buxhetore, për më tepër dhuna e armatosur sjell edhe një ulje të theksuar të prodhimtarisë dhe rrjedhimisht të zhvillimit ekonomik. Mungesa e kapaciteteve ose burimeve të shtetit për ti ofruar qytetareve siguri, ndikon negativisht në kohezionin social duke sjellë një ulje të kredibilitetit ndaj institucioneve publike. Me tej kjo sjell një zvogëlim të prespektivës për zhvillim social dhe për konsolidim të demokracisë në botë.   

Në veçanti në Ballkanin perëndimor shpërndarja e pakontrrolluar dhe mbajtja e ALV-it vazhdon të jetë një kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe social. Ato ndikojnë po ashtu në përhapjen e elementëve kriminale dhe krimit të organizuar të cilët kanë një influencë negative në zhvillmin ekonomik dhe social. Ndikim të njëjtë ka po ashtu në sigurinë dhe krijimin e vetëbesimit gjatë periudhës së tranzicionit drejt anetarësimin në institucionet Euro-Atlantike të shumë vëndeve të rajonit.  

Ndikimi i ALV-it

  • Rrezikojnë zbatimin e ligjit.
  • Janë nxitës të krimi dhe paqëndrueshmërisë.
  • Përkeqësojnë tensionet në komunitet dhe rrisin mundësinë për dhunë.
  • Veprojnë si një pengesë për zhvillimin.
  • Burimet e shpenzuara për sigurinë janë të paarritshme për zhvillimin.
  • Nuk krijojnë besueshmëri dhe masa për arritjen e sigurisë.
  • Kontribojnë në dhunimin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut.
  • Nuk inkurajojnë investimet dhe turizëm.
  • Nxisin një zgjidhje të dhunshmë të problemit në vënd të asaj paqësore. 
  • Kontribojnë në krijimin e nje ‘kulture armësh’.
  • Rrisin rrezikun ndaj terrorrizmit.
  • Rrezikojnë tregëtinë legale të armëve.
Armët e Vogla dhe Armët e Lehta në Evropën Juglindore, Manual për Parlamentarët

 

 

 

 

 

 

 

Zoterimi i armeve te zjarrit dhe dhuna ne familje ne Ballkanin perendimor: Nje studim krahasues i legjislacionit dhe mekanizmave zbatuese